Osmani: Projektligjin anti-Covid s’e iniciova për arsye politike

Prishtinë | 14 Kor 2020 | 12:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se propozimin për projektligjin për pandeminë nuk e ka bërë me asnjë arsye politike, por sepse deputetët kanë refuzuar ta bëjnë duke thënë se është detyruar ta bëjë ajo.

Ajo i ka reaguar deputetit të AAK-së, Shkumbin Demaliaj, që tha se ajo dhe partia e Vetëvendosjes po e shfrytëzojnë pandeminë për arsye politike.

“Më akuzoni mua që për arsye politike e kam iniciuar këtë ligj. Ka më shumë se një muaj që kam propozuar që ky ligj të niset nga dikush tjetër. Nuk është pranuar. Ka pasë propozime nga ana ime që të formohet komisioni ad hoc, s’është pranuar. Të gjitha mundësitë janë shtjerrë. Gjykata Kushtetuese dy herë e ka detyruar Kuvendin që ta bëjë ligjin. Jam detyruar që ta iniciojë këtë nismë”.

“Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së ka garantuar që do ta votoni. Vetëm 1 apo 2 deputetë nga ju kanë marrë pjesë. S’jam e vetmja që e kam nënshkruar. S’e kam bërë për çështje politike, por se mund ta ndihmoje luftën kundër pandemisë”.

“Shpresoj që kur të vjen në votim ta kem votën tuaj, sepse s’ka asgjë politike kur Gjykata Kushtetuese thotë se s’kemi të drejtë ta bllokojmë të luftohet pandemia. S’po dua të marr meritë, sepse meritë ka secili që e ngre dorën”.

Të ngjashme