Osmani: Prokurori që e ka dhënë propozimin për lirimin e Pantiqit të japë arsyetime

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar lirimin në arrest shtëpiak të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq, duke thënë se prokurori që e ka dhënë propozimin duhet të japë arsyetime.

Osmani në Rubikon të Klan Kosovës tha se për të ka qenë e papranueshme të shoh reagime se kinse ky ka qenë vendim i politikës.

“Si presidente e Kosovës, jam informuar për këtë vendim kur jeni informuar edhe ju sepse vendimet e institucioneve të drejtësisë asnjëherë s’i kam ndikuar, asnjëherë nuk do t’i ndikoj dhe asnjëherë nuk do të interferoj se si duhet të jenë ato”.

“Por, si është e mundur që dikush që është i akuzuar për terrorizëm, të kalojë nga paraburgimi në burgim shtëpiak. Prokurori që e ka dhënë propozimin duhet të japë arsyetime”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se do të kërkojë shifra nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, shifra të sakta, për raste të terrorizmit se cili është dënimi më i ulëti, më i larti dhe a ka pasur raste të tjera kur dikush është liruar në burgim shtëpiak, përkundër faktit se akuzohet për terrorizëm.

Të ngjashme