Osmani: Promovimi e mbrojtja e të drejtave të komuniteteve duhet të jenë qëllime të përbashkëta

Prishtinë | 14 Dhj 2021 | 11:44 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete, raporton Ekonomia Online.

Osmani me këtë rast tha se ky mekanizëm i jep mundësi komuniteteve për ndryshime legjislative me qëllim përmirësimin e jetesë së tyre.

Përkrahje ajo u ka garantuar grave të të gjitha komuniteteve në mënyrë që të ndihen të barabarta, duke shtuar se promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të komuniteteve duhet të jenë qëllime të përbashkëta.

“Iu ftoj të bashkëpunoni me institucionet shtetërore në mënyrë që të mbrohen interesat  e komuniteteve. Promovimi i të drejtave të komuniteteve është qëllimi ynë i përbashkët. Do të punojmë që problemet  e komuniteteve të zgjidhen dhe  do të punojmë sidomos për grupet e margjinalizuara, sidomos fuqizimin e gruas në vend”.

“Do të tentojmë fuqishëm që gratë të ndihen të barabartë në shoqëri përfshirë gratë e komuniteteve  shumicë, sidomos ato, sepse pandemia i ka goditur shumë shoqëri e sidomos gratë e komuniteteve”, tha ajo.

“Edhe këtë vit ka pasur diskutimin të komuniteteve RAE, kjo është e papranueshme, për raste të tilla duhet ta ngritim zërin gjithsecili. Të punojmë bashkërisht që qytetarët të ndihen të barabartë dhe ta shohim Kosovën si vend të barabartë”, u shpreh presidentja Osmani.

Të ngjashme