Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar një emër për shef të AKI-së.
Osmani pret që kryeministri në detyrë Avdullah Hoti të pajtohet me propozimin, ndërsa emri nuk është bërë publik pasi procesi është konfidencial.
“U.d. Presidentja Osmani e ka propozuar një emër për shef të AKI-së. Meqë ky proces duhet të mbetet tërësisht konfidencial nuk mund ta bëjmë publik emrin tash për tash. Presim nga Kryeministri që edhe ai të pajtohet me propozimin tonë”, ka deklaruar këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.