Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, së bashku me deputetet Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë propozuar amandament në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nëpërmjet të cilit po synohet të ndihmohen prodhuesit vendor dhe ofruesit e shërbimeve vendore në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.
Sipas Osmanit, nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë.
“Pra, nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë. Shpresoj që ky propozim do ta marrë përkrahjen e deputetëve të të gjitha partive, sepse nëse ne nuk zgjedhim t’u qëndrojmë në krah të prodhuesve tanë vendor, atëherë kush?”.