Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo Qeveri është e varur nga Lista Serbe dhe votën e 610-të ia ka siguruar presidenti Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.
“Ne radhë të parë, një Qeveri që varet nga Lista Serbe dhe votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”.
“Familja ime politike nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë Hashim Thaçi dhe nuk do ta bëjë – tash e tutje familja ime do të jenë qytetarët”.
Vjosa Osmani nuk është përgjigjur nëse do të vazhdojë të jetë kryetare e Kuvendit.