Analisti Imer Mushkolaj e kritikoi Vjosa Osmanin, në ditën e parë të saj të punës si ushtruese e detyrës së presidentes, raporton Ekonomia Online.
Mushkolaj përmes një postimi në profilin e tij kishte shkruar “T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”.
Por i shpejt ishte reagimi i Osmanit e cila tha se kur unë po e ngris zërin për krimet e Serbisë të tjerët po kritikojnë.
“Kjo është një pjesë e deklaratës sime në Prekaz, të cilën disa po e quajnë “Blla blla e pa përmbajtje”. Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’”, ka shkruar Osmani.