Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, vizitoi në familjen Ismaili në Miradi e Poshtme, famije që ka dhënë tre martirë për liri dhe pavarësi.
Postimi i plotë:
Vizitë në familjen Ismaili – Miradi e Poshtme
Sot pata nderin të vizitoj familjen e nderuar Ismaili, e cila ka dhënë tre martirë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Sakrifica e tyre është e shenjtë dhe do të mbetet përjetësisht në kujtesën tonë.
Lavdi martirëve të kombit dhe respekt i pafund për familjet që sakrifikuan më të dashurit për atdheun!


