Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani: Roli i Kuvendit të Kosovës në procesin e dialogut është krucial

Osmani: Roli i Kuvendit të Kosovës në procesin e dialogut është krucial

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, në një takim me ambasadoren kroate Danijela Barishiq, bisedoi për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. U diskutua edhe rëndësia e ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në proces e sipër në procedurat kuvendore si dhe menaxhimi i pandemisë. Në lidhje me dialogun me Serbinë, u […]

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, në një takim me ambasadoren kroate Danijela Barishiq, bisedoi për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. U diskutua edhe rëndësia e ratifikimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në proces e sipër në procedurat kuvendore si dhe menaxhimi i pandemisë.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, u vlerësua se pavarësisht diskutimeve e njoftimeve me fokus grupe, roli i Kuvendit në procesin e dialogut është krucial, në raport me rritjen e transparencës dhe përmbylljes eventuale të një procesi të tillë.​

Të ngjashme