Në Akademinë Përkujtimore për nderë të Epopesë së UÇK-së, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kërkoi unitet politik për çështjet me rëndësi kombëtare, raporton Ekonomia Online.
“Jemi të kujtojmë njeriun e sakrificës dhe lirisë së komandantit Adem Jasharit dhe familjes ë tij, të cilët janë bërë pjesë e historisë sonë të lavdishme. Ky nuk ishte fundi i komandantit po përjetësimin i tij. Jemi krenar për jetë për gjithsecilin. Shteti ynë sot po ec krahas brezit të ri të Jasharëve, ku secili prej trashëgimtarëve ka ndjenjë krenarinë. Misioni me pushkë u kompletua me 1999, të gjithë obligohemi ta bëjmë shtetin tonë më të fortë. Më shumë se kurrë na duhet unitet për çështje me rëndësi kombëtare. Ne synojmë Kosovën Evropiane”, tha Osmani.