Osmani takohet me ambasadoren greke, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 19:46 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.

Sipas presidentes, Osmani dhe Vakali folën për zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në Kosovë.

“Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, bashkëpunimin rajonal si dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me Greqinë në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm.” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme