Osmani takohet me apostolikun e Vatikanit, u zotuan për thellim të bashkëpunimit

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e priti sot në takim nuncin apostolik të Selisë së Shenjtë në Lubjanë, njëherësh delegat apostolik për Kosovën, Jean Marie Speich.

Në takim u diskutuan mbi raportet e Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë. Presidentja Osmani e falënderoi Speich për kujdesin që Vatikani ka treguar në vazhdimësi ndaj popullit të Kosovës.

Më tej, presidentja Osmani shprehu bindjen se raportet me Vatikanin mund të thellohen edhe më tej dhe gatishmërinë e institucioneve të vendit që të punojnë ngushtë me Selinë e Shenjtë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Në anën tjetër, monsinjor Jean Marie Speich e falënderoi presidenten Osmani për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Selisë së Shenjtë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe thellimin e mëtejmë të tij.

Të ngjashme