Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave të gjelbra nëpër komunat e Kosovës, ka vizituar komunën e Mitrovicës, ku dhe është takuar me kryetarin Agim Bahtiri, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, ka uruar komunën e Mitrovicës që të ja dalë suksesshëm bë menaxhimin e pandemisë.
“Uroj që ju si komunë të ja dilni me një menaxhim të suksesshëm të kësaj situate jo të lehtë”.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, ka falënderuar Osmanin për vizitën.
Më pas Osmani do të bashkëbisedojë me të rinjtë lidhur me çështje të ambientit si dhe do të vizitojë FAFOS-in.