Osmani takohet me Escobarin, kjo është agjenda

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

Sipas agjendës takimi do të filloj në ora 08:45 dhe pas takimit do të ketë konferencë për medie.

Ai do t’i mbledhë edhe krerët e opozitës në Ambasadën amerikane. 

Njoftimi i plotë:

Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (19 tetor 2022)

Në orën 08:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim  zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, njëherësh të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit, Presidentja Osmani dhe z. Escobar, do të kenë deklaratë për media.

P.S. Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, duhet të jenë në Presidencë në orën 08:30.

Mirëpresim ekipet tuaja!

Të ngjashme