Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në New York ku po i mban punimet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Osmani tha se biseda me të për fuqizimin e grave ishte kënaqësi.
“Bota është më paqësore, më e drejtë dhe demokratike kur dëgjojmë zërat e grave dhe vajzave dhe i mbështesim ato që të arrijnë potencialin e tyre të plotë. Kënaqësi të flas me Kryeministren e Zelandës së Re Jacinda Ardern në New York mbrëmë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Osmani bashkë me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, janë duke qëndruar në SHBA derisa kanë realizuar edhe disa takime me zyrtarë të vendeve të ndryshme.