Osmani takohet me shefin e Zyrës së BE-së, diskutojnë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

U.d. Presidentja, Vjosa Osmani mbajti sot takim me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të posaçëm për nevojën e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të afateve ligjore.

Palët diskutuan po ashtu për menaxhimin e situatës me Covid-19, si dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinës për qytetarët e Kosovës.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që kjo çështje të trajtohet me prioritet, ndërkaq institucionet e Kosovës ta kenë një plan të qartë të vaksinimit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme