Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim zëvendëspresidenten e Republikës së Palaut, njëherit edhe ministre e Drejtësisë, Uduch Sengebau Senior, raporton Ekonomia Online.
Nga ky takim, presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje zëvendëspresidentes Senior, me ç’rast mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për medie.