Ekonomia Online
FUNDIT

Osmani takon Abazoviq, diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve

Osmani takon Abazoviq, diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviqin. Osmani e Abazoviq janë duke marrë pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci, i cili po mbahet në Antali të Turqisë, përcjell Klankosova.tv. Lajmin për takimin e tyre e ka dhënë vet […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me mandatarin për krijimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviqin.

Osmani e Abazoviq janë duke marrë pjesë në Ditën e dytë të Forumit për Diplomaci, i cili po mbahet në Antali të Turqisë, përcjell Klankosova.tv.

Lajmin për takimin e tyre e ka dhënë vet Osmani, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, ku tha se disktuan për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve.

“Diskutuam rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve tona tashmë të shkëlqyera fqinjësore dhe potencialin e jashtëzakonshëm për të avancuar më tej bashkëpunim në dobi të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

A good meeting with ?? nominated PM @DritanAbazovic today at #ADF2022.

Discussed the importance of strengthening our already excellent neighborly relations & the immense potential to further advance ??-?? cooperation to the benefit of our people. pic.twitter.com/shKzAKj8KC

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 12, 2022

Të ngjashme