Osmani takon Presidenten e Tanzanisë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Prishtinë | 04 Shk 2026 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në Samitin Botëror të Qeverisjes, është takuar me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu, si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo.

Osmani ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar në një frymë të hapur dhe miqësore, duke reflektuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë.

“Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Tanzanisë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Të ngjashme