Osmani: Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm, objektiv yni

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Marsh në mbështetje të personave me autizëm, Osmani: Ata nuk janë vetëm

Një marsh në mbështetje të personave me autizëm u mbajt të dielën në Prishtinë, me rastin e Ditës Botërore të Autizmit.

Pjesëmarrësit kërkuan që të drejtat e personave me autizëm të trajtohen me ligj.

Presidentja Vjosa Osmani tha se kjo ditë është një mundësi për ta promovuar ndërgjegjësimin për autizmin, për t’i sfiduar sterotipet dhe stigmat dhe për t’i mbështetur personat me autizëm dhe familjet e tyre.

“Në këtë ditë, ne duhet ta promovojmë mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen për personat me autizëm, sikurse edhe t`’i japim mbështetje perspektivës unike të tyre për botën”, tha Osmani.

“Të drejtat dhe mirëqenia e personave me autizëm janë objektiv i yni i çdoditshëm. Ata nuk janë vetëm. Në shoqërinë tonë secili duhet të ketë mundësi të barabartë për zhvillim të potencialit, pra edhe për ata që kanë aftësi ndryshe”, shtoi presidentja.

Të ngjashme