Osmani: Thaçi po tenton të flasë në emër të 91 deputetëve, jo në emrin tim

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 22:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani tha se Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nuk mund të flasë në emër të saj dhe të qytetarëve të këtij vendi.

Osmani vazhdoi me kritikat e saj ndaj Presidentit Thaçi përmes facebook duke shtuar se si sot, 7 vite më parë, ai solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Ivica Daçiq, që sipas saj e quajti njohje të Kosovës nga Serbia, njofton Klan Kosova.

POSTIMI I PLOTË:

Si sot 7 vite më parë, Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Dacic, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime. Atëherë votova KUNDËR, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të vendit.

Sot, 7 vite pas, po i njëjti tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, JO NË EMRIN TIM, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dijnë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.

JoNëEmrinTim

Të ngjashme