Në kuadër të vizitave të gjelbra nëpër komunat e Kosovës, Kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar fabrikën “Fafos” në Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.
Osmani ka thënë që do të bisedojë edhe me deputetë për të parë mundësinë e renovimeve të ndërtesave që janë në “Fafos”.
Sipas saj, kur shteti merr përsipër një investim duhet ta përfundojë.
“Këto objekte kanë mbret jo funksionale, ose duhet me u investuar ose me u rrëzuar, por jo me e rreziku jetën e qytetarëve”.
“… besojmë që këto çështje të trajtohen sepse kur shteti merr përsipër një investim duhet ta përfundojë”.
Fillimisht Osmani është takuar me kreun e kësaj komune, Agim Bahtiri dhe ka biseduar me të rinjtë për çështje që kanë të bëjnë me mjedisin.