Osmani tregon se kush e futi në listën për deputete (Video)

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 20:44 | Nga

Lista e kandidatëve për deputetë nga Lidhja Demokratike nuk u bë e ditur derisa atë e publikoi Komisioni Qendror Zgjedhor. Se a ishte Vjosa Osmani pjesë e saj u diskutua për disa ditë. Doli që ajo të ishte në listë, por nga numri tre, të cilin e kishte mbajtur në zgjedhjet e kaluara, tani ishte zhvendosur në numrin 81.

Vjosa Osmani në emisionin Komiteti ka folur për raportet që ajo ka me kryesinë e partisë pas polemikave të shumta me të e sidomos me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, të cilin nuk e kishte votuar as kur ai u zgjodh kryeministër.

Ajo ka treguar nëse e dinte paraprakisht që do të ishte pjesë e listës, në të cilën nuk u futën disa prej ish-deputetëve që, sikurse Osmani, kishin refuzuar disa prej vendimeve të marra nga Mustafa.

Osmani ka folur edhe për kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin, ndaj të cilit nuk ka qëndrime, siç kishte për Mustafën pasi u bë kryeministër, edhe pse Hoti gjithmonë paraqiste zëvendësin e të parit të LDK’së, i cili edhe e nominoi.

Anëtarja e LDK’së ka thënë se kishte shumë përpjekje nga disa prej kolegëve të saj që ajo të ishte pjesë e listës, ndërsa edhe Hoti kishte këmbëngulur që ajo të futej në garë për deputete.

Osmani ka shprehur përkrahjen e saj për Hotin, duke thënë se e gjithë LDK-ja paraqet n një ekip që do ta ndihmojë të nominuarin e tij, dhe Vjosa, që shkaktonte polemika brenda LDK-së, thotë se qëllim kryesor e ka që partia e saj të dalë e unifikuar në zgjedhje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme