Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar ditën e komuniteti egjiptian në Kosovë duke thënë se ky komunitet është pjesë e historisë të shtet ndërtimit, raporton Ekonomia Online.
Osmani ka shtuar se Komuniteti egjiptian i Kosovës reflekton jo vetëm diversitetin e shoqërisë së Kosovës, por edhe rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit.
“Komunitetit egjiptian është pjesë e historisë së suksesit të shtetndërimit tonë, sikurse edhe e jetës institucionale”. Ka thënë Osmani.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian të Kosovës
Komuniteti egjiptian i Kosovës reflekton jo vetëm diversitetin e shoqërisë së Kosovës, por edhe rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit.
Shteti ynë është shtëpi e përbashkët e të gjitha komuniteteve, pavarësisht dallimeve.
Komunitetit egjiptian është pjesë e historisë së suksesit të shtetndërimit tonë, sikurse edhe e jetës institucionale.
Gëzuar ditën e komunitetit egjiptian të Kosovës!