Osmani uron Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si Kryetar i Ulqinit

Prishtinë | 22 Qer 2024 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Genci Nimanbegun për marrjen e detyrës si Kryetar i Komunës së Ulqinit.

Osmani ka thënë se Ulqini është shtëpi e dytë për kosovarët.

“Urime të përzemërta Genci Nimanbegu për marrjen e detyrës së re si kryetar i komunës së Ulqinit. Ulqini përherë është jo vetëm pikë turistike, por edhe shtëpi e dytë për kosovarët, duke manifestuar bujarinë e pakursyer. Si vëllezërit e motrat tona, por edhe duke qenë popull shtetformues në Mal të Zi, shqiptarët në këtë shtet do ta kenë përkrahjen tonë të pakursyer”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme