Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka uruar Antony Blinken, për emërimin e tij sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në administratën e presidentit Joe Biden.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se pret që të kenë bashkëpunim drejt avancimit të marrëdhënieve Kosovë – ShBA.
“Gjersa angazhoheni të përqendroheni në rigjenerimin me aleatët e Amerikës, unë pres që të punojmë së bashku drejt avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve. Ju dëshiroj udhëtim të suksesshëm duke i shërbyer popullit tuaj dhe vendit tuaj”, ka shkruar ndër të tjera Osmani, në Twitter.