Osmani vazhdon takimet në Bruksel

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 07:10 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, edhe sot do të vazhdojë takimet në Bruksel.

Ajo gjatë së mërkurës pritet të takohet me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ndërmjetësues në dialogun Prishtinë-Beograd si dhe presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve Eliane Tillieux dhe presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.

Gjatë ditës së martë Osmani u takua me Oliver Varhelyi, Komisionar për zgjerim dhe fqinjësi, si dhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Ëieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme