Osmani viziton shoqatën e pensionistëve në Fushë Kosovë

Prishtinë | 19 Sht 2025 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot pasdite Shoqatën e Pensionistëve.

Gjatë takimit, ai vlerësoi kontributin e gjeneratave të vjetra dhe theksoi rëndësinë e kujdesit institucional për ta.

“E ardhmja që duam të ndërtojmë, duhet të jetë një e ardhme ku çdo brez ndjehet i sigurt dhe i respektuar”, deklaroi Osmani.

Të ngjashme