Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk është ndarje, por bashkim

Prishtinë | 29 Pri 2026 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka vizituar Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë, ku, sipas saj, fjala dhe vepra gjithmonë ka qenë e pastër dhe e përkushtuar ndaj Zotit dhe kombit.

Takimi me Sheh Ruzhdinë, familjen e tij të nderuar, dhe kryesinë e Bashkësisë së Tarikateve, Osmani thotë se ishte një kujtesë e fuqishme se udhërrëfimi shpirtëror dhe ai kombëtar ecin krah për krah.

Postimi i plotë:

Në vizitë në Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë, ku fjala dhe vepra gjithmonë ka qenë e pastër dhe e përkushtuar ndaj Zotit dhe kombit, u dëshmua edhe një herë se besimi nuk është ndarje, por bashkim.

Takimi me Sheh Ruzhdinë, familjen e tij të nderuar, dhe kryesinë e Bashkësisë së Tarikateve ishte një kujtesë e fuqishme se udhërrëfimi shpirtëror dhe ai kombëtar ecin krah për krah. Sepse kur zemra është e mbushur me besim, ajo bëhet më e drejtë, më e butë dhe më e gatshme për të shërbyer.

E në Teqen e Shejh Danjollit, pamë një dëshmi të bukur të mikpritjes dhe traditës sonë. E pritur me përzemërsi nga Shejh Masari dhe familja e tij e nderuar, kjo vizitë solli një atmosferë respekti dhe përkushtimi që buron nga besimi i sinqertë.

Falënderime të përzemërta për pritjen!

Të ngjashme