Organizata e Veteranëve të Luftës ka paralajmëruar protestë me 28 nëntor për t’iu dal në mbrojtje të dënuarve në rastin “Kumanova”. Nënkryetari i OVL e UÇK-së, Nasim Haradinaj bëri ftesë për një protestë paqësore.
“I mbështesim jo vetëm familjet por edhe shokët tanë që ranë për liri dhe janë arrestuar të cilët janë heronjë të kombit. Ne jemi krah tyre në ç’do situatë. Do t’i përkrahim në ç’do rrethanë dhe mundësi që kemi. Nga këtu ju ftoj të gjithë organizatat, veteranët, dëshmorët të dalin të protestojnë me 28 nëntor”, tha Haradinaj.
Ndërsa kryetari i shoqatës së invalidëve të luftës, Fadil Shurdhaj tha se protesta do të jetë paqësore në shenjë solidarizmi për familjet e dëshmorëve.
“Protesta do të mbahet para Teatrit Kombëtar në ora 14:00 me 28 nëntor dhe ftoj të marrin pjesë të gjithë veteranët, invalidët ,familjarët e luftëtarëve të UÇK-së kundër këtyre dënimeve që janë bërë padrejtësisë për shokët tanë”, tha Haradinaj.
Gjykata themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për luftimet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.