OVL e UÇK-së: Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku po mbahen padrejtësisht në burg

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së konsideron se nuk ka asnjë bazë juridike që Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku të mbahen në burg.

“Sjellja e sistemit të drejtësisë ndaj tyre, është veprim i pastër politik dhe degradues për sistemin e drejtësisë në Kosovë”, thuhet në reagim.

Ata e kanë quajtur të dështuar drejtësinë ndërkombëtare, dhe pretendojnë se vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Gjatë gjithë gjykimit ndaj tyre, janë bërë padrejtësi, dhe po të kishim gjyqësi të mirëfilltë, duhet të ndiqeshin penalisht të gjithë ata që pa asnjë bazë juridike po i  mbajnë në burg bashkëluftëtarët tanë. Me këto veprime po dëshmohet edhe njëherë, si shumë herë të tjera, se drejtësia ndërkombëtare vetëm ka përndjekur luftëtarët e UÇK-së”, thuhet në reagim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme