Kanë mbetur edhe një javë deri te fillimi i Kampionatit të Kupës në futboll.
Tashmë kombëtaret pjesëmarrëse kanë zbardhur listat e lojtarëve që do të udhëtojnë për në shtetin rus.
Pak ditë më parë, Gjermania pësoi humbje 2-1 në një ndeshje miqësore me Austrinë dhe në atë ndeshje mesfushori i Arsenalit ka lënduar gjurin.
Mesut Ozil nuk ka stërvitur ditëve të fundit me bashkëlojtarët dhe mjekët nuk janë të sigurt për performancën e tij në Rusi.
Kështu së paku raporton gazeta e mirënjohur gjermane Bild.de, e cila është e sigurt se lojtari nuk do të luajë takimin e parë të botërorit, transmeton Telegrafi.
Mesfushori pritet të humb ndeshjen me Meksikën në rastin më të mirë dhe do të ishte tërësisht i gatshëm për ndeshjet kundër Suedisë dhe Koresë së Jugut.
Futbollisti deri më tani ka pasur 90 paraqitje për kombëtaren gjermane ndërsa ka shënuar 23 gola.