Ozil nuk u ftua fare në ndeshjen e fundit të Wengerit në Emirates

Prishtinë | 06 Maj 2018 | 17:21 | Nga

Gjermani është kritikuar shumë pas humbjes nga Atletico Madrid në mesjavë, kështu që nuk është përfshirë fare në ndeshjen e sotme të se dielës.

Mesut Ozil nuk është ftuar sonte fare në ndeshjen e Arsenalit kundër Burnley, edhe pse kjo është ndeshja e fundit e Arsene Wenger në Emirates për këtë sezon.

Gjermani ishte kritikuar shumë të enjten pasi Arsenali u eliminua nga Europa Ligë nga Atletico Madrid, kurse sot ai nuk është as në bankën rezervë.

Në vend të tij ka startuar Iwobi si mesfushor sulmues derisa Mkhitaryan kthehet përsëri në formacionin zyrtarë.

Për herë të parë në formacionin e Arsenalit bashkë startojnë edhe dy sulmuesit Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang .

Nga ana tjetër sot nuk ka startuar as Mustafi dhe në mbrojtje janë dyshja e re e Arsenalit, Konstantinos Mavropanos dhe Calum Chambers.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme