Pa asnjë dritë sinjalizuese shoferi del me veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Një veturë e tipit Volkswagen (VË) ka rrezikuar komunikacionin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ derisa ka vozitur pa drita.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook një anëtar dje ka postuar një video derisa shihet se si ka rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion derisa ka dalë në autostradë pa shenja sinjalizuese apo pa drita.

Shpejtësia në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ është e kufizuar deri në 130 km/h dhe në këtë rast shoferët nuk do të mund të vërenin veturën pa drita dhe shumë lehtë mund të ndodhte ndonjë aksident.

Policia thuajse çdo ditë apelon për kujdes të shtuar në komunikacion pasi që viti 2019 ka qenë njëri ndër vitet më të përgjakura nga aksidentet që kanë ndodhur.

Më poshtë keni videon e kësaj ngjarje.

Më poshtë gjeni videon:

https://video.gjirafa.com/shoferi-pa-drita-mp4

Të ngjashme