Grupime grash punëtore kanë marshuar sot në Spanjë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, si dhe kanë nisur një grevë të paparë që synon të shkallmojë pabarazinë dhe diskriminimin gjinor.
Puna është ndalur si pjesë e grevës 24-orëshe të organizuar nga Komisioni 8 Marsi dhe u përkrah nga 10 unione dhe disa nga gratë më të njohura të politikës spanjolle.
Qindra marshime janë planifikuar të mbahen nën sloganin “Nëse ndalemi, bota ndalet”. Në dhjetëra vende të tjera anembanë botës po zhvillohen gjithashtu protesta për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Një nga efektet e drejtpërdrejta ishte ndërprerja e qarkullimit për 300 trenave, bëri me dije ministri i Transportit, i cili shtoi se gjithashtu se u ndërpre edhe metroja e Madridit.
Marshime po mbahen në Madrid, Barcelonë, Bilbao, Valencia dhe një numër qytetesh të tjera. Në manifestime bëhet thirrje për një shoqëri të lirë, kundër shtypjes, shfrytëzimit dhe dhunës, si dhe kushteve të këqija të punës.
Grupet feministe u shprehën se gratë kërkojnë të tregojnë sa e rëndësishme është mungesa e tyre. Por nuk munguan edhe kritikat për grevën nga Partia Popullore në pushtet, e cila i konsideroi demonstratat të lidhura me elitat feministe dhe jo problemet reale të shoqërisë.