Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se bisedimet e nisura të hënën për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin do të jenë “të vështira” dhe se nuk presin ndonjë pikë kthese të hershme.
Zyrtarët amerikanë dhe ata iranianë do t’i rifillojnë takimet në Vjenë, në përpjekjen e parë serioze për të ringjallur marrëveshjen prej së cilës administrata e ish-presidentit Donald Trump ishte tërhequr.
Në këto bisedime, zyrtarët e vendeve të tjera nënshkruese të marrëveshjes – Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania – do të jenë në cilësinë e ndërmjetësuesve.
Ndërkaq, do të marrin pjesë edhe Rusia, Kina dhe palët e tjera të paktit të 2015-s.
Irani ka zgjeruar kapacitetet e programit të tij bërthamor, në kundërpërgjigje ndaj tërheqjes së Washingtonit nga marrëveshja dhe vendosja pasuese e sanksioneve. As Washingtoni dhe as Teherani nuk parashikojnë ndonjë të arritur të madhe në bisedime.
Teksa një diplomat perëndimor ka bërë të ditur se Franca do të jetë ndërmjetësuesja kryesore mes të dyja palëve.
Sipas diplomatëve, palët e mbetura në marrëveshje do të takohen së pari në një hotel të Vjenës, për bisedime përgatitore.