Në temperatura të ulëta deri në minus 25 gradë celsius qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të shumta të energjisë elektrike, të cilat Kompania për Distribuim dhe Shpërndarje të Energjisë elektrike (KEDS) i arsyeton me ndaljen e njësisë A4 të termocentralit “Kosova A” të KEK-ut dhe me mungesë të energjisë së disponueshme në rajon për import, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithëkëtë, zyrtarë të KEK-ut thonë se problemet me bllokun A4 janë shkaktuar vetëm të dielën, por që ata kanë ngritur kapacitetet në blloqet e tjera dhe prapë kanë prodhuar në mbi 85 për qind të planifikimit.
Komunat më të prekura me reduktime janë: Mitrovica, Skenderaj, Vushtrria, Drenasi dhe Istogu. Madje në disa fshatra ka pasur reduktime deri në tri ditë.