Pa ty gjithçka pa ngjyrë

Prishtinë | 20 Maj 2023 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Natyra Mavraj-Gjoci)

Kur durimi filloi të shuhet si qiri
E era e majit m’i fërfëllitë flokët
Buzëqeshja u ngri si kërcejt e akullt,
E malli shpirtin ma copton
E shpirti dhimbje kullon
Këmbët e lodhura nga valët e rënkimit.

E lodhur nga valet e pritjes
Sot, nesër
mbi melodinë e pianos
udhëhiqem me një filxhan shprese
Sot nesër apo…

Këmbët e lodhura nuk ecin më
Ëndrrat çdo natë shkurtohen
Gjumi i rëndë e copë-copë
Mjegullim në sy
çdo ditë e më e turbulluar se tjetra
Çdo gjë e vyshkur
pa ngjyrë
pa ty….

Të ngjashme