Pa votat e opozitës, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, raporton Ekonomia Online.
Krahas këtij Projektligji, ky komision ka votuar edhe Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës; atë për zyrtarët publikë dhe projektligjin për rrugët.
Në këtë komision morën pjesë vetëm anëtare e Komisionit nga mazhoranca ndërkaq anëtarë nga opozita munguan në këtë mbledhje.