Pacientët me Coronavirus të trajtuar me një ilaç për fëmijë shërohen më shpejt

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Një ilaç për një sëmundje imune të fëmijëve ndihmoi pacientët me coronavirus të shërohen më shpejt, sugjeron një studim i ri.

Ruxolitinib është aprovuar për të trajtuar Limfohistiocytosis Hemofagocitic (HLH), e cila është një sindromë e fortë inflamatore në mesin e të rinjve dhe që mund të jetë fatale, shkruan Daily Mail.

Shkencëtarët nga Spitali i Fëmijëve Cincinnati në Ohio thonë se pacientë që morën medikamente të tilla panë përmirësime në shëndetin e tyre të frymëmarrjes, krahasuar me ata që iu dha ilaçe tjera.

Për më tepër, pacientët që nuk morën ruxolitinib kishin 14 për qind më shumë të ngjarë të vdisnin sesa ata që nuk e kishin marrë atë ilaç.

Pacientët e trajtuar me ruxolitinib panë përmirësime klinike në një kohë shumë më të shkurtër, në krahasim me të tjerët, që kishin përdorur ilaçe tjera.

Në fakt, 90 për qind e atyre që morën pacientë me ruxolitinib treguan përmirësime në skanimet e tyre CT brenda 14 ditëve.

Të ngjashme