Afro 200 euro i janë dashur pacientit K.H. që t’i shpenzojë për të blerë gjërat e nevojshme për një ndërhyrje kirurgjike në Klinikën e Oftalmologjisë.
Thjerrëza, ketrigji, skalpel, substanca viskoelastike, ringeri, filiodrapi, dorëzat sterile, shkopinjtë për vesh dhe gjilpërat, përbëjnë materialet e nevojshme për heqjen e kataraktit (perdja e syrit), e të cilat janë blerë nga K.H. Arsyeja pse ky pacient dhe të tjerët duhet t’i kenë me vete këto mjete, është se ato mungojnë në klinikë, shkruan sot Koha Ditore.
Florim Zejnullahu, drejtor i Klinikës së Oftalmologjisë, e pranon se ekziston kjo praktikë.
“Arsyeja e blerjes së materialit shpenzues për kirurgjinë e kataraktit është se këto materiale nuk janë në Listën Esenciale”, ka deklaruar Zejnullahu.
Ky lloj intervenimi, sipas drejtorit Zejnullahu, bëhet tash e disa vjet në këtë klinikë.