Pacientët e repartit të Internos në Spitalin Rajonal të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” sot janë shërbyer me ushqim që ndalohet rreptësisht për konsumim nga personat e sëmurë.
Një qytetar ka dërguar fotografinë e suxhukut shtëpiak me vezë të fërguara i cili u është shërbyer në Interno sot në mëngjes.
Ky lloj ushqimi përmban shumë yndyrna dhe mund të shkaktoj rritjen e yndyrës në gjak, tensionit dhe mund të dërgojë deri në bllokimin e enëve të gjakut.
I njejti është rreptësisht i ndaluar për përdorim, e sidomos në repartin e Internos ku ndodhen pacientët me sëmundje të brendshme tê zemrës, lukthit dhe zorrëve, gjendja e të cilëve mund të përkeqësohet pas përdorimit të këtyre produkteve.