Një pacient i Entit Special të Shtimës, ka vdekur mëngjesin e së dielës në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Ai ishte dërguar në gjendje të rëndë, teksa vdekjen e kanë konstatuar mjekët atje.
Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Ferizajt.
Lidhur me rastin ka nisur një hetim.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.