Pacienti pasi ik nga Instituti në Shtime, e vjedh një veturë

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Një pacient ka arritur që të ikë nga Enti Special në Shtime.

Rasti ka ndodhur në orët e vona të së martes.

Dyshohet se B.A e ka marrë një veturë të tipit “Peugeot” e cila kishte qenë e parkuar në parkingun e një marketit në rrugën “Tahir Sinani”.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli.

Veseli tha se i dyshuari në fjalë është recidivist.

“Ai është larguar në drejtim të panjohur. Policia i ka marrë masat e nevojshme dhe po zhvillon hetimet”, tha Veseli.

Të ngjashme