Sot Parlamenti Evropian edhe njëherë votoi në favor të liberalizmit të vizave për Kosovën.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se është koha t’i jepet fund izolimit paradoksal.
“Përkrahje e lartë e Parlamentit Evropian për çështjen e liberalizimit të vizave. Është koha që edhe institucionet tjera bashkëvendimmarrëse të Bashkimit Evropian, të respektojnë verdiktin e këtij tempulli të demokracisë evropiane. Në fakt, përmbushja e kritereve nga ana e Republikës së Kosovës, ka qenë përkushtimi i ynë për tu bërë pjesë e një komuniteti më të madh demokratik, familjes së vendeve demokratike”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Tutje, ai ka thënë “Liberalizoni vizat, lëvizja e lirë në Evropë, është e drejtë themelore njerëzore. Mos na ndalni rritjen demokratike të vendit tonë të ri, jepni fund një izolimi paradoksal!”.
Kujtojmë se sot deputetët evropianë votuan me 331 vota për, 126 kundër dhe 12 abstenime.