Pacolli: Besoj në drejtësi, lufta ka qenë e drejtë

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë dhe e pastër.

Ai ka shtuar se beson fuqishëm se secili ish luftëtar i UÇK-së ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare.

“Lufta e popullit të Kosovës për liri ka qenë e drejtë, e pastër dhe si e tillë do të dëshmohet edhe tani. Besoj fuqishëm në drejtësi, ashtu siç besoj fuqishëm tek secili ish luftëtar i UÇK-së që ka bërë luftë të drejtë dhe sipas rregullave ndërkombëtare. Secili ish luftëtar i UÇK-së është hero i Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Pacollit në Facebook.

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10161198461155153
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme