Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në margjinat e punimeve të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara është takuar edhe me homologen e tij nga Kenia, Amina Mohamed.
Lajmin për këtë takim Pacolli e ka bërë të ditur në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën”, ka shkruar ai.