Pacolli: Buxheti nuk rritet me kredi por me produktivitet

Suharekë | 25 Dhj 2016 | 15:40 | Nga

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë, gjatë një tubimi të partisë në Suharekë, se Buxheti i Republikës së Kosovës do të duhej të ishte rezultat i produktivitetit, dhe jo i kredive.

Sipas tij, Qeveria nuk ka treguar se si konkretisht planifikojnë ta rrisin buxhetin.

Dega e Aleancës Kosova e Re në Suharekë, sot në prani të një numri të madh të përkrahësve të partisë, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të degës në këtë Komunë.

Përveç mysafirëve të shumtë dhe delegatëve të pranishëm, punimet e këtij Kuvendi kishte ardhur t’i ndjek nga afër edhe Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli iu drejtua qytetarëve të Suharekës me një fjalë rasti, duke i falënderuar ata fillimisht për përkrahjen ndaj vizionit dhe plan programit të AKR-së.

Pacolli më tej ka folur për situatën socio-ekonomike në vend. Ai ka thënë se është momenti që qytetarët të vendosin për ndryshim. “Duhet të krijojmë kushte të punës prej njerëzve që e dinë se çka është puna. Njerëzit që kanë qeverisur tash e 17 vjet, kanë dëshmuar të kundërtën”, është shprehur ndër të tjera i pari i AKR-së.

“Buxheti do të duhet të ishte rezultat i produktivitetit, prandaj unë dyshoj që do të ketë rritje, pasi që askush deri sot nuk na tregoi se si konkretisht planifikojnë ta bëjnë këtë” ka thënë më tutje Presidenti i AKR-së. Pacolli pas fjalimit i ka uruar punë të mbarë Kuvendit, duke i falënderuar delegatët për punën e tyre të palodhshme.

Më pas Kuvendi i ka vazhduar punimet, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 142 delegatëve, me shumicë votash Kryetar i degës së AKR-së në Therandë është zgjedhur Mustafë Kadriaj.

Kryetari i sapozgjedhur iu ka premtuar qytetarëve të Therandës se me përkrahjen e Presidentit Pacolli do të vijnë ndryshimet pozitive për qytetarët e Therandës. “Se bashku me një ekip të kualifikuar do t’ia arrijmë që ta largojmë keq-qeverisjen nga vendi”, ka thënë Kadriaj.

Ai ka shtuar se fokusi i tij kryesor do të jetë në urbanizëm, bujqësi dhe shëndetësi.

Kuvendi më pas i ka zgjedhur edhe strukturat tjera udhëheqëse të degës me nënkryetarët Halil Buqa dhe Alban Lumi si dhe sekretar Isuf Krasniqi.

pac-2

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme