Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Selim Pacolli, tha se çerdhet dhe kopshtet në kryeqytet janë duke u dezinfektuar, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, ato do të jenë të gatshme që të hapen të martën.
“Sot jemi duke i dezinfektuar të gjitha çerdhet dhe kopshtet dhe nesër do të jenë të gatshme për hapje”.
Këto komente ai i bëri në hapjen e “Javës së Gjelbër”.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë ka vendosur për fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave ndaj Coronavirusit, duke shfuqizuar kështu vendimin e Qeverisë të 26 marsit për ndalimin e disa veprimtarive, raporton Ekonomia Online.
Me fillimin e fazës së tretë të lehtësimit të masave është vendosur për rihapjen e çerdheve, kufijve tokësorë, gastronominë, qendrat tregtare.
Ndërkaq përmes një komunikate për media, kryetarët e komunave kanë kërkuar koordinim më të mirë nga niveli qendror, jo vetëm gjatë pandemisë por edhe për tema të tjera.
LEXONI EDHE: