Islam Pacolli në seancën e sotme ka deklaruar se raportimet në media se ai ka rrahur oficerin e policisë në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë janë të pavërteta.
Ai tha se nuk është arrestuar dhe luti mediat që mos të propagandojnë me këtë çështje.
“Është inskenim se unë kam rrahë një oficer te ndërtesa e MD-së. Nuk e kam rrahë, por pas verifikimit të ID kartës kam vendosë që të kthehem mbrapa. Inskenimet tjera janë të pavërteta, u bëj thirrje mediave mos të propagandojnë”.